carcare_711111_717-e1621175100815-780x439

Gjëra që nuk duhet injoruar: Çfarë mund të ndodhë nëse makinën tuaj e leni të parkuar për një kohë të gjatë?

Nëse e lini makinën tuaj në parking për një kohë të gjatë dhe nuk e ngisni me javë, ndoshta edhe mund të keni probleme të mëdha.

Kjo pasi që, sipas ekspertëve, shumë pjesë të automjetit, domethënë, nuk e durojnë “qëndrimin e gjatë në një vend”, përcjell Telegrafi.

Bateria shkarkohet kur makina është e palëvizshme.

E thjeshtë! Nëse nuk e drejtoni makinën për javë të tëra, ajo ndoshta do të mbarojë, ose nuk do të jeni në gjendje të ndizni motorin.

Veç kësaj, disqet në frena do të ndryshken dhe frenat e para do të jenë shumë larg performancës së frenave kur ato janë plotësisht në funksion.

Forca e frenimit do të jetë shumë më e dobët dhe do të duhet pak kohë para se frenat të kthehen në funksionalitetin e plotë.

Nëse e lini makinën në një vend për një kohë të gjatë, mos e përdorni frenën e parkimit, sepse pllakat dhe disqet mund të bllokohen.

Gomat, ndryshku, era e keqe

Duke qëndruar në një vend për një kohë të gjatë, gomat ndoshta do të deformohen, përcjell Telegrafi.

Kontrollojini te ndonjë mekanik i gomave, veçanërisht nëse ndjeni dridhje që nuk ishin aty para herës së fundit kur keni vozitur makinën.

Nëse e lini makinën tuaj në një vend ku ka shumë lagështirë, ka shumë të ngjarë që kur të ktheheni tek ajo pas disa javësh, të habiteni nga aroma e pakëndshme.

Nëse parkoni në një garazh private, ndoshta do të duhet të lini dritaret paksa të hapura – aq sa ajri të hyjë në kabinë.

Gjithashtu, mund të formohet ndryshk në rezervuar për shkak të kondensimit. Prandaj, duhet të mbushni rezervuarin me karburant para se të parkoni për një kohë të gjatë.

Nëse parkoni automjetin tuaj në dimër dhe është plot kripë, nuk është e nevojshme të përmendni se çfarë ndikimi do të ketë në sipërfaqet e makinës.

“Gërryerja” nuk do të jetë e dukshme menjëherë, por patjetër që do të zhvillohet shumë shpejt. /Telegrafi/