Në klasë…
E kishte marrë gjumi dhe mësuesi kur hyri në klasë e gjeti ashtu, e rrahu. Me zë të lartë zemërimi i tha: Tërë natën ke shikuar televizor?!
Ai qeshte dhe i thoshte: Po… dhe mësuesi edhe më tepër u zemërua dhe e nxori nga klasa.
Doli nga klasa dhe lotët i rridhnin nga sytë.
Askush nuk e di se ai tërë natën kishte mbetur i zgjuar duke u përkujdesur për prindin e tij të sëmurë.
Askush nuk e di se gjërat nuk janë ashtu si duken!
———————————————–
Në kafene…
U takuan dy shokë që prej një kohe të gjatë nuk ishin takuar.
I thotë shoku shokut se ky fëmija me ty më duket se është i yti. I bukur qenka si babai.
Doli një zë i turpshëm nga ai duke thënë se po i bukur është.
Pasi u larguan, në zemrën e tij kishte pikëllim dhe mërzi.
Nuk mundi ti thotë se fëmija është i vëllait e jo i imi, sepse unë ende nuk jam martuar deri më tani.
Po ta dinte se gjërat nuk janë ashtu si duken?!
———————————————–
Qeshet me ta me orë të tëra…
Ua largon atyre brengat dhe mërzitë…
Ata ia kanë zili… thonë se ai nuk e njeh mërzinë… zemra e tij asnjëherë nuk është e pikëlluar!!
Çdonjëri nga ta kthehen nëpër shtëpi, te gratë dhe fëmijët e tyre, kurse ai, kthehet i vetëm, e rrethojnë muret e shtëpisë.
I mërzitur qan dhe lotët i rrjedhin nga dhembjet e shpirtit që nuk ia sheh askush ato.
Po ta dinin se gjërat nuk janë ashtu si duken?!
———————————————–
Pra, sado që të arrihen bukuria e pamjes dhe preciziteti, vetëm medito që të kuptosh se gjithmonë gjërat nuk janë ashtu si duken.
Dhe mësoje se, nuk është çdonjëri mirë ashtu si duket mirë para teje.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU