Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Lajme

Gjermani, 17.3 milionë njerëz jetojnë vetëm

Muslim Shop

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Byrosë Federale të Statistikave, rreth 17.3 milionë njerëz jetojnë vetëm në vend, që do të thotë se vitin e kaluar në Gjermani çdo i pesti person jeton i vetëm.

Që nga ribashkimi i vendit në vitin 1991, numri i familjeve me një anëtar është rritur me 46 për qind.

Në të njëjtën periudhë, numri i familjeve me 3 ose më shumë persona, pavarësisht nëse bëhet fjalë për lidhje familjare ose partnerë, është zvogëluar me 20 për qind.

Ndër arsyet pse shkon gjithnjë në rritje numri i “të vetmuarve” janë të rinjtë që largohen shpejtë nga shtëpia e prindërve, martesa në një moshë më të vonshme apo fare si dhe shkurorëzimet e shumta.

Gjithashtu, një nga arsyet është problemi i plakjes, sepse në Gjermani ekziston një numër në rritje i të moshuarve që jetojnë vetëm.

Sipas të dhënave të portalit gjerman statistikor “Statista”, një nga arsyet është numri i konsiderueshëm i qytetarëve që nuk kanë partnerë.

Në vitin 2019, në Gjermani janë regjistruar 64.7 për qind e meshkujve të pamartuar nën 49 vjeç, ndërsa numri i grave në këtë grupmoshë ishte 35.3 për qind.

“Bëhet fjalë për njerëz që janë plotësisht të kënaqur me jetën e tyre dhe nuk duan të kenë një partner”, raporton “Statista”.

Megjithatë, sipas raportit të njëjtë, vetëm 14 për qind e meshkujve të vetmuar në Gjermani thanë se ndiheshin “shumë të vetmuar”.

Të ngjajshme

Rekord dëbimesh nga Gjermania në pesë vitet e fundit

Qëndrim Ibrahimi

Rebelët Houthi sulme të reja me dronë ndaj Arabisë Saudite

Qëndrim Ibrahimi

Rreth 6 milionë euro i kushtojnë zgjedhjet Kosovës, kushtetuesja ‘bllokon’ Ministrinë e Financave

Qëndrim Ibrahimi

Haradinaj:Nuk do te ndalem që ta mbaj Serbinë jashtë Kosovës

Qëndrim Ibrahimi

I pastrehë e i palëvizshëm, tani vullnetar i Halil Kastratit

Qëndrim Ibrahimi

Marrëveshja e shekullit ose pushtimi i shekulli

Qëndrim Ibrahimi

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj