Rtv Pendimi
Lajme

Gjermania nuk preferon kthimin e luftëtarëve të DEASH-it

Gjermania nuk preferon kthimin e luftëtarëve të saj të DEASH-it të cilët aktualisht mbahen në burgjet në veri të Sirisë, pavarësisht kritikave dhe presioneve nga liderët amerikanë dhe turq, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Steve Alter, u tha gazetarëve se qeveria gjermane ka tre kritere për çështjen e riatdhesimit të luftëtarëve të DEASH-it.

“Para se gjithash, nuk do pranohen të gjithë, çdo rast do të shqyrtohet në mënyrë individuale. Së dyti, identiteti i personit që ne supozojmë ta pranojmë duhet të dëshmohet që nuk krijon pasiguri. Së treti, kushdo që kthehet nuk duhet të përbëjë kërcënim për shoqërinë tonë”, tha Alter.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në mënyrë të përsëritur i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane që të pranojnë shtetasit e tyre, pasi më shumë se 800 luftëtarë të huaj terroristë u kapën në Siri.

Në mesin e atyre që mbaheshin në burgjet në veri të Sirisë, raportojnë mediat lokale, të paktën 60 luftëtarë të DEASH-it shkuan në rajon nga Gjermania dhe rreth 40 prej tyre kishin pasaporta gjermane.

Po ashtu edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, për kundërshtimin e operacionit aktual kundër terrorist të Turqisë në veri të Sirisë, përderisa po refuzojnë të riatdhesojnë luftëtarët e DEASH-it nga vendet e tyre që kishin nxitur kërcënimin e terrorit.

Kritikët e operacionit pretenduan se luftëtarët e burgosur të DEASH-it do të arratisen në turbulencën e luftës, ndërsa Turqia tha se do të sigurohej që të burgosurit e tillë të mos lirohen.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre dhe integritetin territorial të Sirisë.

Turqia me këtë operacion synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Mbi 300 persona janë vrarë në sulmet e pretenduara të DEASH-it në Turqi, ku grupi terroristë ka shënjestruar civilë me bomba vetëvrasëse, sulme me raketa dhe armë zjarri. Forcat turke të sigurisë janë angazhuar në një fushatë të gjatë për të parandaluar kërcënimin nga DEASH-i.

Të ngjajshme

MPB e Maqedonisë Veriore: Të mos përdoren fishekzjarret dhe të denoncohet shitja e tyre

Urim Isma

Borë në Korçë, trashësia shkon deri në 20 centimetra, reshje bore priten edhe në Kosovë

Urim Isma

Pas kthimit të Kurtit nga Gjermania, pritet takimi i ri me Mustafën

Urim Isma

Xhamitë shqiptare në Zvicër mblodhën mbi 500 000 franga për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Urim Isma

KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

Urim Isma

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Urim Isma

Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Urim Isma

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Urim Isma

Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

Urim Isma