Pjesa më e madhe e njerëzve janë hasur të paktën një herë në jetë me problemin e kapsllëkut, i cili mund të jetë shkaktuar si pasojë e një diete të varfër.
Shkaqet që çojnë në kapsllëk janë të shumta.
Sipas mjekëve kapsllëku ndodh ku zorra përthith më shumë ujë ose muskujt kontaktues të zorrës punojnë ngadalë e si rezultat jashtëqitja bëhet e fortë dhe e thatë. Disa nga shkaqet që çojnë në kapsllëk mund të jenë dieta e varfër në fibra, ilaçet, qumështi, ndryshimi i mënyrës së jetesës, humbja e lëngjeve të trupit etj.
Ndër ushqimet e varfra me fibra bëjnë pjesë mishi, djathi, veza. Fibrat i gjejmë më shpesh tek frutat sidomos tek dardhët dhe mollët, perimet dhe tek drithërat.
Ushqimi i varfër me fibra krijon kapsllëk veçanërisht tek personat e moshës së tretë. Personat që kanë probleme me jashtëqitjen duhet të konsumojnë më shumë lëngje, supë, komposto etj, megjithatë duhet të kenë kujdes pasi lëngjet që përmbajnë kafeinë si kafeja, çaji apo coca-cola mund të përkeqësojnë simptomat.
Po ashtu ka disa ilaçe që shkaktojnë kapsllëk, ku mes tyre veçohen ato medikamente që përdoren për tensionin e lartë, antidepresantët, mjekimi me hekur etj. Po ashtu gratë shtatzëna mund të kenë kapsllëk për shkak të ndryshimeve hormonale ose për shkak të shtypjes që bën uterusi(mitra) mbi zorrët. Mosha gjithashtu mund të ndikoje në rregullsinë e lëvizjes e zorrës për shkak të ngadalësimit të metabolizmit zorrët kanë aktivitet muskular më të dobët. Për më tepër njerëzit bëhen kaps kur udhëtojnë për shkak të ndryshimit të dietës dhe rutinës ditore.
Për këtë mjekët këshillojnë konsumin e perimeve jeshile dhe frutave për të marrë sa më shumë fibra. Ndër ushqimet me shumë fibra janë dardha, molla, avokado, bajamet, kajsia, farat e lirit, fiku, papaja, mango, ullinjtë, majdanoz, soja, rrepa e bardhë, arrat etj.
Disa kura natyrale për të shpëtuar nga kapsllëku:
1. Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është jo vetëm i shëndetshëm, por mund t’ju lehtësojë dhe simptomat e kapsllëkut. Ky vaj stimulon sistemin tretës duke ndihmuar dhe parandaluar kapsllëkun.
Për këtë ju nevojitet….
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-1 lugë e vogël lëng limoni (sipas dëshirës)
Në mëngjes konsumoni një lugë vaj ulliri sidomos esëll. Mund ta përzieni me lëng limoni pasi edhe ky ndihmon për lehtësimin e simptomave.
2. Kura me sodë buke
Soda e bukës përdoret pothuajse në të gjitha trajtimet në kushtet e shtëpisë dhe funksionon 95% të rasteve. Funksionon shkëlqyeshëm kundër kapsllëkut, duke ri-alkalizuar stomakun dhe neutralizuar acidin në trup.
Për këtë ju nevojiten…
-1 lugë gjelle sodë buke
-1/4 filxhan ujë i ngrohtë
Përzieni një lugë gjelle sodë buke me ¼ filxhan ujë të ngrohtë. Pijeni këtë pije dhe do të shihni rezultatet.
3. Konsumi i përditshëm i farave të lulediellit, farave të susamit, farave të lirit, po ashtu bajameve ndihmon në luftën kundër kapsllëkut. Shtojani mëngjesit tuaj këto fara për të marrë nivelin e mjaftueshëm të fibrave.
4.Bakteriet e mira
Flora e shëndetshme e zorrëve ka shumë rëndësi të për funksionimin optimal të aparatit tretës, sidomos në kohën kur stomaku ynë mbushet me ushqim të përpunuar dhe me përmbajtje të lartë sheqeri. Bakteriet e mira në zorrë ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut. Për këtë këshillohet konsumi i kosit i cili është i mbushur me probiotikë (bakterie të mira), në mëngjes dhe gjatë gjatë ditës.
5. Fiqtë
50 gr fiq të thatë hidhen në 500 ml ujë ne darkë dhe zihen 20 min. Ena lihet e mbuluar për një natë. E gjithë përmbajtja konsumohet pa u kulluar.
Këshilla për ushqimet që duhet të evitoni
•Evitoni të gjitha ato ushqime që përmbajnë miell të bardhë, sheqer dhe të gjitha ushqimet e gatshme dhe gjysëm të gatshme. Kini kujdes po ashtu nga kombinimi i ushqimeve me njëri-tjetrin.
•Hani rregullisht vakte të lehta dhe sigurohuni që darka të hahet 3-4 orë para se të shkoni për të fjetur.
•Shtojini dietës suaj më shumë fruta dhe perime
•Pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë. Pini një gotë me ujë të ngrohtë çdo mëngjes dhe para se të shkoni për të fjetur.
Kapsllëku është një problem që mund të evitohet me pak durim.
Përveç këshillave të mësipërme mund të bëni edhe masazh barkut për të vënë në lëvizje zorrët “dembele”. Masazhi duhet të jetë i butë me lëvizje të njëllojta, në drejtim të akrepave të orës.