Rtv Pendimi
Lajme

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka bërë të ditur se nuk ka rritje të shumës së gjobave, për subjektet politike që nuk e respektojnë kodin e mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, PZAP ka gjobitur disa parti politike me mbi 600 mijë euro. Por, njohës të procesit zgjedhor, theksojnë se dënimet duhet të rriten për partitë që e kanë shkelur kodin e mirësjelljes në fushatën e kaluar.

Për shkeljet e kodit të mirësjelljes, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i kishte shqiptuar gjoba partive politike që nuk e respektuan Kodin e Mirësjelljes në fushatën zgjedhore të vitit 2017. Kryesues i sekretariatit të PZAP-s, Mulë Desku, i tha Radio Kosovës se shuma e gjobave nuk është rritur, por ajo varet nga shkeljet që bëjnë subjektet politike.

“Ligji për zgjedhjet nuk ka ndryshuar, kështu që edhe sanksionet për shqiptimin ose përcaktimin e gjobave mbesin të njëjta. Mirëpo, shuma e gjobave varet varësisht prej natyrës së shkeljes së subjekteve apo kandidatëve që bëjnë shkelje gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Desku.

Njohësi i procesit zgjedhor, Blerim Burjani, thotë se duhet të ketë gjoba më rigoroze për partitë që e kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës së kaluar.

“Gjobat rigoroze do të kishin sjellë një disiplinim më të madh të partive politike. Për këtë arsye do të ishte mirë që të mendohet për ndryshimin e ligjit zgjedhor, ku do të përfshihej edhe rritja e gjobave për partitë që shkelin Kodin e Mirësjelljes” ka thën Burjani ë .

Burjani thekson se për shkak të shkeljes që bëjnë partitë e mëdha, e pësojnë më së shumti subjektet që janë më të vogla.

“Partitë e vogla duhet të kenë kujdes gjatë fushatës që mos të gjobiten nga PZAP. Sepse, nëse gjobiten dhe nuk e paguajnë dënimin atëherë ato nuk mund të certifikohen si subjekt juridik për të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Burjani.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkelje të ndryshme, i kishte gjobitur disa parti që morën pjesë në zgjedhjet e 2017-ës, rikujton Mulë Desku.

“Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, janë gjobitur mbi 10 subjekte politike. Shuma e përgjithshme e gjobave të shqiptuara ndaj këtyre subjekteve politike, ka qenë 348 mijë e 900 euro. Gati të njëjtat subjekte janë gjobitur edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ndërsa shuma e gjobave të shqiptuara ka qenë 257 mijë e 350 euro”, ka shtuar Desku.

Partitë politike kanë filluar fushatën ende pa nisur ajo zyrtarisht. Lidhur me këtë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë thënë se ligji për zgjedhje nuk parasheh sanksione për ato parti të cilat kanë filluar fushatën, madje ende pa u shpallur ajo zyrtarisht.

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma