PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
4 gjokse pule
3 lugë vaj ulliri ose gjalpë
1 qepë e vogël, e grirë imët kripë e piper
250 ml lëng pule i valuar
3-4 lugë lëng limoni i saposhtrydhur
4 thelpinj hudhër
1 lugë e vogël spec i kuq pluhur
150 g pana për kuzhinë, mundësisht me yndyrë
2 lugë majdanoz i grirë
1-2 lugë të vogla niseshte misri, për të trashur salcën
½ limon i prerë në feta të holla
PËRGATITJA:
1.Në një tigan hedhim vajin dhe skuqim gjokset e pulës nga të dyja anët, me zjarr të fortë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë në një pjatë.
2.Skuqim qepën në tigan derisa të bëhet si transparente, shtojmë hudhrën dhe specin pluhur. I përziejmë me lugë druri me shpejtësi, i rregullojmë për kripë e piper. Vendosim mishin përsëri në tigan bashkë me lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. I lëmë në zjarr për 10 minuta me kapak gjysmë të mbyllur dhe më pas e heqim, që salca e krijuar të trashet pak.
3.Shtojmë panën, majdanozin dhe vendosim nga një fetë limoni mbi secilin gjoks të pulës. E lëmë tiganin për 5 minuta në zjarr të avashtë. Nëse dëshironi një salcë të trashë, tretni niseshte me pak ujë të ftohtë, shtojeni në tigan dhe pas 2 minutash hiqeni nga zjarri.
E shërbejmë me oriz të bardhë ose thjesht me feta buke.