Rtv Pendimi

GJUHA E DEPUTETËVE&GJUHË PARLAMENTARE!

1. Është një thënie e Xh. Orvelit që thote: “Në qoftë se mendimet e prishin gjuhën, gjuha po ashtu mund të prishë mendimet”, që nënkupton se demokracia ka një rregull që bazohet dhe fuqizohet në Ligj, i cili midis tjerash ka për detyrë të rregullon jo vetëm etiken e sjelljeve sociale, por edhe ate politike…!
2.Në rastin tonë, ku shoqëria akoma është e frustruar dhe me përplotë ngarkesa nga më të ndryshmet (;psikologjike, sociale, krahinore, emancipuese, e për të mos thënë edhe sosh kulturore!), priten edhe sjellje (devijante) të atilla që e prishin kodin e miresjelljes (publike) dhe atë të etikës edhe në një institucion si është ai i Parlamentit!
3.Në fakt, sjellja asociale në fazën tonë emancipuese edhe mund ta ketë një shpjegim sociologjik që detyrimisht i adresohet pamëdyshje; ngarkesave dhe frustrime të pasluftës dhe mungesës së një tradite parlamentare. Arenë kjo e thyerjes së “shtizave të gladiatorëve” modern për ligjësinë e vendit. gjithashtu ai herë herë nga shumica e parlamentareve projektohet edhe si aulë betejash e luftërash: ideologjike, klanore, personale, grupore, poltike,,,etj.
4. Shikuar nga ky këndëvështrim, devijimi nga etika e(pa)shkruar mund edhe ta pasurojë sfondin e debatit dhe përgjithësisht atë të demokracisë edhe si koncept edhe si zgjidhje për problemet që debatohen aty…!
5.Ndërkaq, tejkalimi apo teprimi nga kodi i etikes mund të prodhoje edhe situata që shpeshëherë bien qesharake, inatçore, kontrdiktore, e për të mos thënë edhe asociale!
6.Në parim, kujtoj që gjuha e gjertanishme e perdorur në Parlamentin e Kosoves, ishte një gjuhë tolerante jo për faktin se ne jemi të tillë! Por, për faktin që ky fah u imponua dhe u diktua nga rrethanat specifike që po bëhet shtëndërtimi i Kosovës!
7.Por, periudha në të cilën po hyjmë pres një debat ashper dhe të ngjeshur demokratik…! Do të thuhen edhe gjëra, storje dhe fjalë që s’janë mësuar veshët tanë t’i dëgjojnë! Natyrisht, krejtë në emër të lirisë së shprehjës dhe të mendimit, ku (nëse s’tejkalohen limitet e mirësjelljes dhe të kodit etik) unë, pres një demokraci të munguar shoqërisë kosovare…në këto vite të pasluftes…!

Prof.Fadil Maloko

TË NGJAJSHME