Sipas disa studimeve të reja, thuhet se pleqtë të cilët i bëjnë më shumë se nëntë orë gjumë brenda nate janë më të prirë të zhvilloni demencën.
Për këtë studim, hulumtuesit i kishin pyetur meshkujt dhe femrat pjesëmarrëse se sa orë bënin gjumë zakonisht, dhe pas 10 viteve kishin shikuar se kush e kishte zhvilluar demencën.
Pra, hulumtuesit kishin zbuluar se pjesëmarrësit – gjithsej 2,457 – të cilët kishin fjetur më shumë se nëntë orë çdo natë, kishin qenë gjashtëfish më të prirë të zhvillonin demencën sesa pjesëmarrësit tjerë të cilët kishin fjetur më pak se nëntë orë brenda nate.
Por, kjo nuk do të thotë se duhet ta zgjoni gjyshin nga gjumi, pasi që ky studim e tregon vetëm një indikator të hershëm të demencës, por që nuk dihet saktë nëse është faktikisht edhe simptomë.