36278-1024x576

Gjykimi për jobesimtarin i cili shqipton shahadetin në shtratin e vdekjes?

Pyetje: “Çfarë është gjykimi nëse jomyslimani i cili gjendet në shtratin e tij të vdekjes, e shqipton shahadetin? A e konsiderojmë atë të jetë mysliman apo jo?”

Përgjigje: “Ai i cili e shqipton shahadetin para se t’i arrijë shpirti tek gurmazi, konsiderohet të jetë mysliman, edhe pse nuk e ka shqiptuar atë kur ishte i shëndoshë dhe bënte shirk të madh. Ai konsiderohet të ketë vdekur si mysliman, prandaj veprohet njëjtë siç veprohet me myslimanët e tjerë: duhet të pastrohet xhenazja e tij, i falet namazi i xhenazes, varroset si mysliman dhe duhet bërë lutje Allahut që Ai ta falë atë dhe të jetë i Mëshirshëm ndaj tij. Dëshmi për këtë është hadithi i Profetit salallahu alejhi ue selem, në të cilin thotë:

إن الله يقبل توبة العبد ما لم يغرغر

“Allahu e pranon pendimin e një robi derisa ai të mos gargarit.” [1]

Argument për këtë që thamë, është edhe historia e xhaxhait të Profetit salallahu alejhi ue selem, Ebu Talibit. Profeti salallahu alejhi ue selem erdhi tek Ebu Talibi derisa ishte në shtratin e vdekjes. Profeti salallahu alejhi ue selem u përpoq që ta bëjë xhaxhain e tij ta shqiptojë shahadetin, por ai refuzoi, siç thuhet në Sahih Buhari.

Aty gjithashtu ceket se Profeti salallahu alejhi ue selem vizitoi një djalë hebre, i cili ishte i sëmurë dhe e nxiti atë që ta përqafojë islamin. Djali përqafoi Islamin dhe Profeti salallahu alejhi ue selem doli dhe tha:

الحمد لله الذي أنقذه بي من النار

“Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili përmes meje e shpëtoi atë nga zjarri.” [2]

Nga ana tjetër, kushdo që thotë shahadetin në gjendje të shëndoshë dhe bën shirk, si: t’i kërkojë ndihmë të vdekurve, të mbështetet në ta, e të therë kurban për hir të tyre, ai nuk është mysliman, por vetëm po e shqipton shahadetin në shtratin e tij të vdekjes. Ky është gjykimi për të nëse ai nuk shfaq pendimin e tij për veprimet e mëparshme të shirkut.

Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”

______________________________________________________________________________

[1] Ahmedi 2/132 (153), Tirmidhiu 5/547 (3537), Ibn Maxheh 12/1420 (4253) etj.
[2] Buhariu 2/97 dhe 7/6, etj.