GJYSHE, ÇFARË ËSHTË KURANI??

– Gjyshe, çka është Kurani?

– Ah, biri im, kjo pyetje nuk është lehtë për t’u përgjigjur.

Shiko, biri im, makinën tonë! Kur e kemi blerë, së bashku me të e kemi marrë edhe një libër udhëzimi, të cilën është dashur  ta lexoj, para se të filloj ta përdori atë makinë.

Nëna jote, biri im, për ta përdorur makinën e larjes së rrobave, është dashur t’i përmbahet rregullave të fletës me udhëzime. A është ashtu?!

– Po, gjyshe, patjetër.

– Çka ishte bërë, nëse nëna jote, e lëshonte makinën të punon, pa mos i lexuar udhëzimet?

– Makina do prishej!

– Për ta përdorur kompjuterin si duhet, fillimisht duhet ta lexojmë librin i cili vjen me të!

– Po, ajo është libër i cili të mëson si ta përdorsh kompjuterin. Mirëpo gjyshe, pse mi tregon këto të gjitha?! A e di se çka të pyeta? Të pyeta; Çka është ky libër që quhet Kuran?

– Hm. Bën sabër pak, i biri im, unë në fakt i përgjigjem pyetjes tënde!

– Atëherë mirë; veç, shumë po zgjerosh gjyshe.

– Këtë kompjuter e shpikën dhe e prodhuan njerëzit, inxhinierët, punëtorët! .. A kush e krijoi njeriun?

– Allahu i Madhëruar, gjyshe!

– Ashtu është! Shiko se sa është libri për kompjuterë. Çka mendon, sa është dhe çfarë libër  ka nevojë për udhëzim të njerëzve?

– Më trego, gjyshe?

– Po, po, i biri im i mençur! Ka!

– Hajde më trego se kush ia krijoi njeriut dorën, zemrën, syrin …?

– Allahu i Madhëruar!

– Kush është më i vlefshëm, a njeriu a kompjuteri?

– Njeriu!

– Mrekullueshëm, unë nuk do ta jap të birin tim për të gjitha kompjuterët e botës!

– Si mundet që njeriu të din se si ta përdorë dorën e tij, syrin, zemrën? Mendo pak, biri im. Rikujtoje pyetjen tënde në fillim që ma parashtrove.

– Po e di! Ai është Kurani!

– Po biri im! Kurani është libër, udhëzim për njerëzimin! Ashtu si i duhet çdo makinës libër udhëzimi të cilën duhet përcjellë që ajo të punon si duhet, gjithashtu edhe njeriu ka nevojë për udhëzim.

Njeriu nuk mundet të jeton si duhet nëse nuk e mëson dhe nuk e ndjek Kuranin!

– Tash ti, pasi që e more përgjigjen e pyetjes tënde, më trego se çka do t’i ndodhë njeriut nëse nuk e mëson dhe nuk e ndjek Kuranin?

– Do të shkatërrohet!

– Ashtu është  biri im!!

Përshtati: Irfan JAHIU