kurani

GJYSHE, ÇKA ËSHTË KURANI?

– Gjyshe, çka është Kurani?

– Ah, biri im,  kjo pyetje nuk është e lehtë për t’u përgjigjur.

– Shiko, biri im, kur e kemi blerë makinën tonë së bashku me të e kemi marrë edhe një libër udhëzimi të cilën është dashur ta lexoj para se të filloj ta përdorë atë makinë. Nëna jote, biri im, për ta përdorur makinën e larjes së rrobave, është dashur t’i përmbahet rregullave të fletës me udhëzime. A është ashtu?

– Po, gjyshe, patjetër.

– Çka ishte bërë nëse nëna jote e lëshonte makinën të punojë pa mos i lexuar udhëzimet?

– Makina do të prishej.

– Për ta përdorur si duhet kompjuterin, fillimisht duhet lexuar librin që vjen me të, apo?

– Po, ai është libër i cili të mëson si ta përdorësh kompjuterin, mirëpo gjyshe pse m’i tregon këto të gjitha?! A e di se çfarë të pyeta? Të pyeta se çfarë është ky libër që quhet Kuran?

– Hëm! Bën sabër pak, biri im. Unë në fakt po i përgjigjem pyetjes tënde.

– Atëherë mirë, gjyshe, veç shumë po zgjerohesh.

– Këtë kompjuter e shpikën dhe e prodhuan njerëzit, inxhinierët, punëtorët. A kush e krijoi njeriun?

– Allahu i Madhëruar, gjyshe.

– Ashtu është! Shiko se sa është libri për kompjuterë. Çka mendon, sa është dhe çfarë libër ka nevojë për udhëzim të njerëzve?

– Më trego, gjyshe!

– Po, po, biri im i mençur! Ka!

– Hajde më trego se kush ia krijoi njeriut dorën, zemrën, syrin!

– Allahu i Madhëruar.

– Kush është më i vlefshëm, a njeriu a kompjuteri?

– Njeriu.

– Mrekullueshëm! Unë nuk e jap birin tim as për gjithë kompjuterët e botës!Si mundet që njeriu të dijë se si ta përdorë dorën e tij, syrin, zemrën? Mendo pak, biri im! Rikujtoje pyetjen tënde në fillim që ma parashtrove!

– Po, e di! Ai është Kurani.

– Po, biri im. Kurani është libër, udhëzim për njerëzimin. Ashtu si i duhet çdo makinës libër udhëzimi të cilën duhet përcjellë që ajo të punojë si duhet, gjithashtu edhe njeriu ka nevojë për udhëzim. Njeriu nuk mundet të jetojë si duhet nëse nuk e mëson dhe nuk e ndjek Kuranin.

– Tash ti pasi që e more përgjigjen e pyetjes tënde, më trego se çka do t’i ndodhë njeriut nëse nuk e mëson dhe nuk e ndjek Kuranin?

– Do të shkatërrohet!

– Ashtu është, biri im, njeriu do të shkatërrohet!

 Nga arabishtja: Irfan JAHIU