Gjyshet tona

Sa t’bekuara gjyshet tona,
Shpirti i tyre pastërti,
Sa puntore dhe hyjnore,
Zemrën plot me dashuri:!

E mbaj mend dhe gjyshen time,
Tu pjek bukën ndër kaki,
Buka e gjyshes me bekime,
E shoqnuar me përqafime.!

Gjyshja ime ish puntore,
Gjyshja ime ish malsore,
Grua e hijshme me xhublet,
Trëndafilia n’zemër mbet.!

Gjyshet tona me kulturë,
Me tradita si dikurë,
Porsi yjet për hava,
Kanë shëndrit e dritë kanë ba.!

[ Lec Burgaj ]