Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të shtrijë dorën e ndihmës në vende të ndryshme të botës, kësaj radhe adresa ishte Afganistani.
5 mauna me ndihma humanitare u nisën në Afganistan nëpërmjet Pakistanit.
142 tonë të ndihmave humanitare kaluan vendkalimin kufitar Torkham në kufirin Pakistan-Afganistan.
Ndihmat në fjalë do të shpërndahen në kryeqytetin Kabul dhe provincat Daykundi, Lahman dhe Nuristan.
Pritet që nga këto ndihma të përfitojnë mbi 30 mijë persona.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke edhe më herët më 2 tetor kishte dërguar 33 tonë ndihma humanitare në Afganistan.