Rtv Pendimi
Lajme

Gjysmëhëna e Kuqe Turke hap klinikë në Sirinë veriore

Gjysmëhëna e Kuqe Turke vuri në funksion klinikën mobile në veri të Sirisë pas operacionit antiterrorist të Turqisë “Burimi i Paqes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, organizata, e njohur në vend si Kizilay, tha se klinika është vënë në përdorim në rrethin Tal Abyad, i cili është pastruar nga terroristët.

Klinika gjithashtu do të ofrojë për civilët shërbime për sëmundjet e brendshme, radiologji, pediatri dhe njësi laboratorike, thuhet në deklaratë. Klinika do të shërbejë për rreth 500 njerëz çdo ditë me 16 mjekë specialistë, shton më tej.

I vetmi spital në rajon, i cili u dëmtua nga terroristët, raportohet se është duke u riparuar.

Pjesëtarët e grupit terrorist YPG/PKK vodhën dhe dogjën pjesërisht pajisjet e spitalit, ndërsa iknin nga Ushtria e Turqisë dhe Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) gjatë operacionit “Burimi i Paqes” në verilindje të Sirisë.

Qendra e qytetit të Tal Abyad u pastrua nga terroristët e YPG/PKK-së më 13 tetor gjatë operacionit ushtarak në vazhdim të Turqisë.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” me qëllim eliminimin e terroristëve nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, sigurimin e kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim të martën në qytetin turistik të Detit të Zi, Soçi, vetëm disa orë para përfundimit të pauzës së operacionit.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e PKK/YPG brenda 150 orëve do të tërhiqen 30 kilometra në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë veriore dhe forcat e sigurisë turke dhe ruse do të kryejnë patrulla të përbashkëta atje.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega siriane e PKK-së.

Të ngjajshme

KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

Urim Isma

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Urim Isma

Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Urim Isma

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Urim Isma

Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

Urim Isma

Veseli niset drejt Hagës: Krenar që isha pjesë e UÇK-së

Urim Isma

Rama reagon për deklaratën e Vuçiçit mbi Masakrën e Reçakut

Urim Isma

Zgjedhjet në Britani goditen nga pretendimet për ndërhyrje ruse

Urim Isma

Erdoğan u bën thirrje vendeve të OBI-së ta ndihmojnë Shqipërinë

Urim Isma