Rtv Pendimi
Lajme

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ushqen mijëra njerëz në karantinë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë ushqime të rregullta për gati 20,000 njerëz në karantinë si pjesë e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), bëri të ditur agjencia e ndihmës të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).

Një nga organizatat më të mëdha humanitare në vend, Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e njohur edhe si Kızılay, në një deklaratë tha se ata siguruan ushqim për 19,993 persona me tre vakte në ditë.

Agjencia e ndihmës u shpërndau mbi 627.481 ushqime njerëzve që ishin evakuuar dhe vendosur në karantinë në 63 pika në 42 provinca.

Organizata mobilizoi 8.111 vullnetarë për të drejtuar operacionin masiv, citohet të ketë thënë Kerem Kinik në deklaratë, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Kinik shtoi se ata do të vazhdojnë përpjekjet e tyre të ndihmës në terren derisa jeta në vend të kthehet në normalitet.

Turqia ka 9,217 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe numri i të vdekurve është 131.

Koronavirusi i ri u zbulua së pari në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar. Tani për tani janë raportuar më shumë se 735,000 raste në të gjithë botën me afro 35,000 të vdekur dhe me mbi 156,000 të shëruar, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Të ngjajshme

Nga nesër hapen xhamitë në Kosovë, BIK-u publikon rregullat që duhet të ndiqen

Kushtrim Guraj

Si t’i shëroni thembrat e çara në mënyrë natyrale?

Kushtrim Guraj

Zoom, Google Meet apo Facebook Messenger Rooms: Cili është aplikacioni më i përshtatshëm për komunikim virtual

Kushtrim Guraj

Maqedoni e Veriut, shkarkohet kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi

Kushtrim Guraj

Thaçi viziton Odën Ekonomike të Kosovës, diskutohet gjendja ekonomike pas pandemisë

Kushtrim Guraj

Turqia dërgon ndihma mjekësore në Çad

Kushtrim Guraj

Muslimanët në dy qytete të Sirisë shënojnë në paqe Bajramin

Kushtrim Guraj

Prijësit fetarë Ternava e Gjergji: Jemi të gëzuar për hapjen e xhamive e kishave

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava i lumtur që xhemati do t’i kthehen xhamive ditën e enjte

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU