Google ka zbuluar një version krejtësisht të ri të Gmail, i cili vjen me gjëra shumë më të mëdha se sa vizuale.
Përditësimet janë shumë të mëdha në përdorimin e më e rëndësishmja është siguria e shërbimit, transmeton koha.net.
Njëra nga ndryshimet më të mëdha është rritja e sigurisë. Gmail tani përfshin një ‘mënyrë kredenciale’, e cila ka një gamë të tipareve.
Përdoruesit tani mund t’i dërgojnë email njëri tjetrit me datë të skadimit, pas së cilës email më nuk do të mund të hapet.
Për të reduktuar shanset që ndonjë person i pa autorizuar të lexojë emailet, ai tani mund të kyçet, edhe për ta hapur atë email specifik, duhet përmes një kodi i cili vjen me SMS.
Në përditësim është shtuar edhe një tipar i quajtur ‘Rights Management’ (të drejtat e menaxhimit), me të cilin mund të ndalohet opsioni për të përcjellë atë te ndokush tjetër, për ta shkarkuar përmbajtjen, kopjuar, apo printuar atë email.
Gmail gjithashtu tani ka përfshirë tipare të inteligjencës artificiale (AI), duke përfshirë rikthimin e emaileve automatikisht, e njoftime me prioritet të lartë.
Si pjesë e ridizajnimit, është shtuar edhe mënyra e përdorimit pa internet, e cila i lejon përdoruesit që të kërkojnë, shkruajnë, përgjigjen, fshijnë apo arkivojnë emailet pa internet, transmeton koha.net.
Bizneset që nga sot mund ta marrin Gmail e ri, ndërsa personat që përdorini atë për nevoja personale shumë shpejtë do t’u azhurnohet vetë në të riun.