Google Chrome merr dizajn të ri

Google Chrome konsiderohet gjerësisht si shfletuesi më i popullarizuar në botë.

Shërbimi u jep përdoruesve një shumëllojshmëri funksionalitetesh falë shtrirjes së gjerë të mjeteve shtesë dhe metodës së mençur të ruajtjes së informacionit vital, siç janë fjalëkalimet.

Dhe tani Google ka filluar të lansojë ridizajnin e parashikuar për Chrome që zëvendëson skajet e mprehta me qoshe të rrumbullakosura dhe prezanton një vështrim që është më i bardhë në përgjithësi.

Me këto ndryshime ikonat tani janë më të dukshme, sidomos nëse një numër i dritareve hapen në të njëjtën kohë.
Google ka insistuar se një masë e tillë ishte e qëllimshme për ta bërë “më të lehtë për të lundruar nëpër shumë dritare në të njejtën kohë”.

Gjiganti amerikan i teknologjisë deklaroi: “Chrome ka një pamje të re. Mund ta shihni në të gjitha platformat – desktop, Android dhe iOS – ku do të vini re forma më të rrumbullakëta, ikona të reja dhe një gamë të re ngjyrash.

“Këto përditësime kanë një vështrim më të thjeshtë dhe me shpresë, do të rritin produktivitetin tuaj.

“Ne ndryshuam formët tona në mënyrë që ikonat e internetit të jenë më të lehta për tu parë, gjë që e bën më të lehtë për të lundruar nëpër shumë dritare”.

Chrome po ndryshon gjithashtu mënyrën se si trajton fjalëkalimet dhe Google shpreson që modifikimi i ri do t’i bëjë përdoruesit më të sigurt gjatë shfletimit në internet, më shumë se kurrë më parë.

Klienti do të gjenerojë fjalëkalime për një përdorues kur ata nxiten për të krijuar një të ri. Chrome pastaj do të ruaj seritë e sapo gjeneruara të karaktereve dhe do të sigurojë të mbajë mend ato, kurdo që nevojiten. /Telegrafi/