Google dhe Apple dominojnë tregun global të telefonave

Apple dhe Google janë afruar drejt dominimit total të tregut global të telefonave mobil, thotë një raport i ri i publikuar nga IDC.

Android dhe iOS tani mbajnë 96.3% të gjithë telefonave të shitur në vitin 2014, apo pothuajse gjithë tregun global të telefonave, si dy platformat kryesore në nivel global.

Konkurrenti tjetër më i afërt është Microsoft Windows Phone, që kishte rënie në pjesëmarrjen e saj të tregut, apo nga 3,3% sa kishte në 2013, në 2,7% në 2014, edhe pse kompania ofroi telefona të lirë të linjës Lumia.

Dhe pavarësisht riorganizimit të madh me telefonat e saj, BlackBerry ka vazhduar të pakësohet nga 1,9% të tregut sa kishte në 2013, në vetëm 0,4% në 2014.

IDC tani është duke iu referuar tregut të telefonave të mençur si një garë mes “dy kuajsh”, sepse askush tjetër nuk po duket të jetë i aftë për t’i sfiduar udhëheqësit. (Telegrafi)