Shërbimi për magazinim i Googlet, Google Drive, sipas statistikave të regjistruar në prill të këtij viti përmban mbi dy trilionë “files”.
Këto statistika i ka zbuluar Prabhakar Raghavan, kreu i Googlet për G Suite, gjatë ngjarjes së kompanisë “Cloud Next”, e cila është mbajtur në Londër, transmeton Koha.net.
Ky shërbim ende nuk ka arritur në një miliard përdorues, por së fundmi raportohet se ka kaluar mbi 800 milionë përdorues.
Në këto dy trilionë “files” të Google Drivet hynë dokumentet, fotografitë, videot, si dhe llojet e tjera të “files”. Po ashtu, Google Drive përfshinë edhe dokumentet e njerëzve nga Google Docs, të cilat mund t’i ruajnë nga telefoni i tyre, që do të thotë se përdoruesit individual në mënyrë të lehtë mund të kenë qindra “files” në Driven e tyre.