Google Drive shndërrohet në vegël të plotë për backup

Google ka njoftuar se azhurnimi i ri i shërbimit Google Drive, i cili do të bëhet më 28 qershor, përdoruesve iu mundëson të ruajnë të dhënat përmes aplikacionit “Backup and Sync”.

Aplikacioni iu mundëson shfrytëzuesve krijimin automatik të kopjeve të të dhënave dhe sinkronizimin e hartave lokale dhe cloud.

Backup and Sync me funksionin e tij mund të zëvendësojë Google Drive, por edhe aplikacionin Google Photos Backup, dhe do të jetë një zgjidhje e dobishme për krijimin e kopjeve të sigurta të të dhënave në cloud.

Të gjithë përdoruesit e shërbimeve Google aktualisht kanë qasje falas në hapësirë 15 GB për ruajtje të të dhënave. 100 GB hapësirë kushton 2 dollarë, ndërsa për hapësirë 1 TB duhet paguar 10 dollarë në muaj.