Rtv Pendimi

Google forcon sigurinë e Gmailit

Google ka filluar azhurnimin për aplikacionin e tij Gmail për Android.

Azhurnimi sjell opsionin e ri të sigurisë: ‘anti-phishing’ për verifikim të sigurisë, transmeton KP.

“Kur të klikoni në linkun e dyshimtë në porosi, Gmail do të shfaqë vërejtjen, e cila përdoruesit do t’i ndihmojë që ta mbajnë llogarinë e vet të sigurt”, thuhet në publikimin e kompanisë Google.

Funksioni i ri vjen pak kohë pasi u publikua se Google Docs ishte viktimë e një sulmi të madh phishing, ndaj të cilit Google u përgjigj shumë shpejt.

TË NGJAJSHME