Kërkimi i lajmëruar në një konferencë të këshillimit digjital, shërben si një tjetër kujtesë se sa shumë ka ndryshuar sjellja e internetit që prej vitit 2007.
Ky vit ishte koha kur kompania Apple nxori në treg celularin e parë inteligjent iPhone, duke çuar kështu në një valë të re pajisjesh të ngjashme që e kanë bërë më të lehtë për njerëzit të lidhen me internetin kudo që të jenë.
Përmbysja ka prekur prodhuesit e PC-ve dhe kompani të tjera si Microsoft që i kanë bizneset e tyre të lidhura me shitjet e kompjuterëve desktop dhe laptop.
Google ka mundur të përshtatet më mirë se kompanitë e tjera, pjesërisht për shkak të motorit të tij të kërkimit dhe shërbimeve të tjera, që janë shumë të përhapura në sistemin operativ celular Android, por kjo nuk ishte plotësisht pa dëme.
Çmimet mesatare të reklamave të Google kanë qenë në rënie për tre vite e gjysmë, pjesërisht sepse personat e interesuar nuk kanë pasur dëshirën të paguajnë po aq shumë për mesazhe komerciale të shfaqura në ekranet e vegjël të smartfonëve.
Kompania, megjithatë, thotë se çmimet e reklamave janë tashmë në rritje dhe do të vazhdojnë të rriten me kalimin e kohës kur të interesuarit të kuptojnë vlerën e të qenët në gjendje të lidhesh me klientë të mundshëm në të njëjtën kohë që ata po bëjnë diçka tjetër, po ushqehen apo po krahasojnë produktet teksa qëndrojnë në një dyqan.
“E ardhmja e mobilëve është tani”, thotë Jerry Dischler, zëvendëspresident i Google, përgjegjës për shërbimin e reklamave të kompanisë dhe për krijimin e fushatave të marketingut online.
Përveçse në SHBA, kërkesat e kërkimit mobile të Google janë rritur në nëntë shtete të tjera. Japonia është i vetmi vend tjetër që Google identifikoi. Gjithashtu kompania nuk e ka treguar se sa kërkime po merr aktualisht.
Google proceson më shumë se 100 miliardë kërkesa për informacion kudo nëpër botë çdo muaj, përfshirë pyetjet në kompjuterë personalë.
Si pjesë e tranzicionit mobil, Google muajin e shkuar e riorganizoi sistemin e rekomandimeve të kërkimit në uebsajte të favorshme që janë më të lehta për t’u lexuar dhe për t’u hapur në smartfonë.
Ky ndryshim, i njohur si “Mobilegedon”, nxiti miliona uebsajte të bëjnë ndryshime që të sigurohen se funksionojnë mirë në smartfonë për të shmangur mënjanimin nga kërkimet në rezultatet e Google.
Google ka prezantuar formate reklamimi që priren të funksionojnë më mirë në pajisje mobile. Për shembull, dhomat mund të prenotohen tani brenda reklamave të hoteleve dhe makinat mund të shihen më lehtë në një ekran për ta bërë më të thjeshtë krahasimin me dyqanet.
Përveç prezantimit të studimit mbi kërkimin mobil, Google ka prezantuar një shërbim për krahasimin e normave të garancive në SHBA. Kjo do të bëhet e mundur përmes një shërbimi të ngjashëm me ato të politikave të sigurimit të makinave që Google zbuloi në mars në Kaliforni.
Çfarë kërkon bota?
Disa ditë më parë, Google zbuloi edhe kërkimet më të shumta në çdo shtet të botës. Përtej stereotipave që karakterizojnë shtete të caktuara, si për shembull birra në Gjermani, tapetet në Turqi, elektronika në Japoni, këto gjëra nuk ndodhin në botën e internetit.
Përmes një harte kërkimi, u zbuluan se çfarë kërkimesh bënin më tepër njerëzit në shtete të ndryshme. Në SHBA, kërkimet më të mëdha shkonin për patentat e shpikjeve.
Në Kanada, fjala më e kërkuar ishte pasaporta. Në Brazil kërkohej më së tepërmi për prostituta ndërsa në Argjentinë për birrën.
Australia paraqiti në rezultatet e saj të kërkimit fertilizimin in vitro, ndërsa Kina kërkoi më tepër për ushqimin. Në Rusi mbizotëroi kërkimi për armët. Europa kërkoi më së shumti për ushqim, makina, birrë, shtëpi, udhëtim dhe studim. /gazetashqip/