Google lanson aplikacionin për matje

Google ka lansuar aplikacionin e saj për matje të quajtur “Measuer” për të gjitha pajisjet që mbështesin teknologjinë ARCore.

Ky aplikacion tani mund të shkarkohet falas në ‘Google Play Store’ por së pari duhet të instalohet aplikacioni ARCore, që ‘measuer’ të punojë, transmeton koha.net.

Aplikacioni “Measuer” është shumë i thjeshtë dhe përdor kamerën e smartfonëve për të matur gjatësinë apo lartësinë e objekteve.

Krejt çka i duhet këtij aplikacioni është drita e mirë për të matur objektet për përdoruesit.