Google Maps po e teston një aplikacion, që ua pamundëson shfrytëzuesve të humbasin rrugën

Google Maps po e teston një aplikacion, që ua pamundëson shfrytëzuesve të humbasin rrugën

Shfrytëzimi i Google Maps për të marrë informacione, deri në arritjen te destinacioni i duhur, në të ardhmen pritet të bëhet edhe më i lehtë.

Shumë shpejtë, mund të shfrytëzohet i ashtuquajturi realitet i zgjeruar, si pjesë e një aplikacioni që jet direktiva, transmeton Telegrafi.

Gjë që nënkupton se mund të merrni informata në ekranin e telefonit, pasi të keni aktivizuar kamerën, për të treguar lokacionin se ku ndodheni. Sistem i përafërt me Street View, për navigacion.

Google Maps po e teston një aplikacion, që ua pamundëson shfrytëzuesve të humbasin rrugën

Krahas mundëisë ‘Directions’, do të shfaqet edhe ‘’Start AR’ që ka të dhëna për lokacionin ku ndodheni. Klikimi në të, do të ofronte mundësi të gjetjes së hapësirës së dëshirua dhe pamundësimit të humbjes së rrugës.

Wall Street Journal ka bërë të ditur, se sistemi po testohet në disa grupe të vogla në beta, para se të lansohet dhe të jetë në dispozicion për të gjithë.

Për çdo vit, Google organizon një aktivitet të quajtur Google I/O. Gjatë këtij viti do të zgjasë prej shtatë deri në nëntë maj, ku edhe pritet të bëhen të ditura detajet e këtij aplikacioni. /Telegrafi/