Google me aplikacion të mesazheve me IA?

Google është duke planifikuar një aplikacionit të ri të mesazheve dhe një mori të funksioneve të inteligjencës artificiale (IA) që do të jenë të qasshme përmes këtij aplikacioni, thuhet sipas një raporti në Wall Street Journal.

Nick Fox, zëvendës drejtori i kompanisë për produktet e komunikimit, është thënë të jetë në krye të kësaj përpjekje të re të kompanisë, pasi Hangouts dhe Messenger të Google janë parë të jenë të mbetur pas ofertave rivale nga Facebook, Apple, dhe konkurrentët e rinj sikurse Telegram.

Në anën tjetër, Facebook ka filluar të testojë një asistent personal të quajtur M, i cili është i integruar në aplikacionin e saj Messenger, dhe një aplikaciont tjetër i quajtur Luka tani ofron kërkimet e restoranteve dhe rezervimet në ato nëpërmjet një ndërfaqe që i ngjan SMS-ve. (Telegrafi)