Rtv Pendimi

Google me pajisje të realitetit virtual

Google është duke e zhvilluar një pajisje të re të realitetit virtual për telefona të mençur, duke shtuar mbështetje shtesë për teknologjinë e sistemit të saj operativ Android.

Me këtë, Google po synon ta sfidojë rivalin Oculus Rift që është në pronësi të Facebook-ut për një kryesim të hershëm në luftën e fundit që po ndodhë me platformat e zhvilluara në Silicon Valley.

Pajisja e re e realitetit virtual nga Google do të jetë një pasues për versionin e lirë prej kartoni, që Google e nisi në vitin 2014, në të cilin kompania do të shfaqë sensorë më të mirë, lente dhe një shtresë të jashtme më të fortë plastike, thanë njerëzit e njohur me planet brenda kompanisë.

Pajisja do të jetë e ngjashme me Gear VR, një bashkëpunim në mes Samsung dhe Oculus që doli në shitje për konsumatorët në fund të vitit të kaluar.

Google pritet ta lansojë pajisjen e saj rivale së bashku me teknologjinë e re Android VR. Sikurse Cardboard dhe Gear VR, pajisja e re e realitetit virtual nga Google do të përdor telefonat ekzistues.

TË NGJAJSHME