Rtv Pendimi

Google me tastierë që përkthen në kohë reale

Google është duke punuar në një aplikacioni të tastierës për Android që do të ofrojë përkthime në kohë reale nëpërmjet Google Translate, për dy njerëz në të njëjtën pajisje.

Aplikacioni i tastierës, siç merret vesh përmes dorëzimit të një patente, efektivisht e ndan pajisjen për ti lejuar dy njerëz të bisedojnë me njëri-tjetrin. Pra, në njërën anë të ekranit është një tastierë që ju shkruani në anglisht dhe përmbajtja e njëjtë shfaqet në anën tjetër, në një gjuhë tjetër të zgjedhur. I njëjti proces punon edhe në anën tjetër.

Mirëpo, edhe pse Google Translate është një mjet efektiv për të kuptuar bazat e një teksti apo gjuhe, shërbimi ende nuk e përkthen shumicën e nuancës që e bën një gjuhë.

Sipas BGR, dorëzimi i kësaj patente është bërë dy vjet më parë, kështu që është e qartë se Google është duke punuar ngadalë në përsosjen e aplikacionit.

Sido që të jetë, kjo duket të jetë një ide intriguese e kompanisë Google që potencialisht të sjellë diçka të ndryshme në hapësirën e tastierave të pajisjeve mobile që ne i përdorim. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME