Rtv Pendimi

Google njoftoi se hoqi mbi 700,000 aplikacione të këqija në Android

Masat mbrojtëse të shumta të Google të dizajnuara për të parandaluar aplikacionet keqdashëse për të arritur përdoruesit e Android kanë çuar në heqjen e më shumë se 700,000 aplikacioneve nga dyqani i Google Play në 2017, tha kompania sot.

Kjo është një rritje prej 70 për qind në krahasim me largimet totale në 2016.

“Jo vetëm që kemi hequr më shumë aplikacione të këqija, ne ishim në gjendje të identifikonim dhe të vepronim kundër tyre më herët”, shkruante në një postim të blogut, menaxher i produkteve Google Play Andrew Ahn.

“99 për qind e aplikacioneve me përmbajtje abuzive u identifikuan dhe u refuzuan para se dikush t’i instalonte ato. Google ia atribuon këtë sukses aftësisë së saj të përmirësuar për të zbuluar abuzimin “nëpërmjet modeleve dhe teknikave të reja të mësimit të makinës”.

TË NGJAJSHME