Google përgatit rivalin e Uber

Google është duke u përgatitur për të ofruar shërbimin e saj të udhëtimit i cili do të jetë një konkurrent direkt me Uber, Bloomberg raporton, duke cituar një person të afërt me bordin e Uber.

Google është një nga investitorët më të mëdhenj në Uber.

David Drummond, zyrtari më i lartë ligjor i Googlet dhe anëtar i bordit të këtij shërbimi, e ka informuar menaxhmentin e Uber rreth planeve të Google-it, njoftoi Bloomberg.

Google kohët e fundit tha se teknologjia e saj për makinat pa shofër është në zhvillim në kuadër të Google X – laboratorit të saj kërkimor, por ajo është dy deri në pesë vjet larg nga të qenit e gatshme për përdorim të gjerë, thuhet sipas Bloomberg. (Telegrafi)