Google prej sot edhe operatori virtual mobil në SHBA

Google Fiber e pati tronditur tregun si ofrues i ri i shërbimeve të internetit në SHBA, të paktën në pjesë të vogël të tregjeve në të cilat ajo e ka ofruar shërbimin e saj.

Ndërsa tani pritet që diçka të ngjashme të bëjë edhe me rrjetin e saj mobil të cilin do ta ofrojë së shpejti.

Sipas një raporti të ri nga Wall Street Journal, një diferencues i madh të cilin do ta sjell Google do të jetë shërbimi i cili përdoruesit i ngarkon për internetin në mobil që ata e përdorin në vend të pakove të para-paguara, siç është rasti me operatorët e tjerë.

WSJ thotë se shërbimi do të mund të nisë sot gjatë ditës, duke punuar si një MVNO (operator mobil virtual) në rrjetin e Sprint dhe T-Mobile.

Por përdoruesve ju duhet një Nexus 6 për ta përdorur shërbimin, megjithatë. (Telegrafi)