Google prezanton telefon, laptop dhe pajisje të reja shtëpiake

Gjigandi teknologjik amerikan Google prezantoi smarfonin e tij të ri Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, laptopin e ri, si dhe pajisje shtëpiake dhe argëtuese në një aktivitet të mbajtur të mërkurën në San Francisko të Kalifornisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pixel 2 me përmasa 5 inç (12,7 centimetra) dhe Pixel 2 XL me përmasa 6 inç (15,2 centimetra) kanë nga 4 gigabajtë RAM memorie dhe opsione memorie të brendshme në madhësi 64 ose 128 gigabajtë.

Të dy telefonat kanë kamerë të pasme 12,2 megapikselë dhe kamerë të parme 8 megapikselë, duke marrë një vlerësim prej 98 nga gjithsej 100 nga vlerësuesi global i cilësisë së imazheve DxOMark dhe rezultatet më të larta për cilësinë e përgjithshme të kamerës së smartfonëve në botë.

Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, që të dy janë të qëndrueshëm kundër ujit dhe pluhurit, mund të qëndrojnë shtatë orë nga vetëm 15 minuta karikim të shpejtë, njoftoi Google.

Tipari “Always-on-Display” i telefonave tregon kohën, orën dhe përqindjen e baterisë, ndërsa ekrani kryesor është i fikur, por ajo mund edhe të identifikojë këngën në sfond pa u lidhur me serverë.

Të dy telefonat gjithashtu mbështesin “Realitetin e Shtuar” (AR), në të cilin përdoruesit mund të përdorin “Ngjitës AR” për të shtuar animacione në fotot dhe videot e tyre në çast.

Pixel 2 vjen me ngjyra të bardhë, të zezë dhe të kaltër, me çmim prej 649 dollarësh, ndërsa Pixel 2 XL do të jetë në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe bardhezi, me çmim prej 849 dollarësh.

Konsumatorët që blejnë një prej modeleve do të jenë në gjendje të përdorin pa pagesë Google Photos dhe Google Drive për të ruajtur fotot dhe videot e tyre, tha Google.

Laptop i ri është i hollë dhe i lehtë

Google Pixelbook, laptop i ri i kompanisë që mund të përdoret gjithashtu si tabletë, ka një trashësi prej 10 milimetrash dhe peshon vetëm një kilogram.

Laptopi ka ekran 235ppi Quad HD LCD në përmasa prej 12,3 inçësh (312,4 centimetra).

Ai do të ketë procesor Intel i5 ose i7 dhe mund të përmirësohet deri në 16 gigabajtë RAM dhe 512 gigabajtë të hardiskut.

Google Pixelbook do të dalë në treg me çmim që fillon 999 dollarë dhe mund të përdoret me një stilolaps të mençur (smart pen). Google Pixelbook Pen që do të shitet për 99 dollarë.

Produktet e mençura shtëpiake

Një nga pajisjet më emocionuese që Google prezantoi të mërkurën ishte një aparat fotografik i vogël portativ i quajtur Google Clips.

Kjo vegël e zgjuar me madhësi xhepi mund të lidhet me pothuajse çdo gjë në shtëpi, dhe kap momente të rëndësishme të përdoruesve të saj pa pasur nevojë të klikojë butonin e saj.

Teknologjia e inteligjencës artificiale (AI), për të cilën Google është krenuar, i mundëson kamerës të njohë disa njerëz dhe impresionet e tyre të fytyrës.

Google Clips do të shitet për 249 dollarë.

Kompania prezantoi edhe altoparlantë të rinj të mençur që lidhen me asistentin e mençur personal Google Assistant, për të marrë komanda zanore, për të siguruar përgjigje vokale dhe për të lëshuar muzikë në shtëpi.

Nga tre altoparlantët e mençur, Google Home Mini do të shitet për 49 dollarë, Google Home do të jetë në dispozicion për 129 dollarë dhe Google Home Max për 399 dollarë.

Google gjithashtu prezantoi pajisjen e saj të re të realitetit vitual, Google View Daydream, i cili do të jetë i disponueshëm për 99 dollarë.

Dhe, së fundmi, kufjet e reja me wireless, Google Pixel Buds, do të sigurojnë përkthime çastit mes gjuhëve për përdoruesit, njoftoi Google. Kufjet do të jenë në dispozicion për 159 dollarë.