Google prezanton versionin Beta të sistemit Android O

Google ka zyrtarizuar sistemin e ri operativ në versionin Beta, Android O.

Në konferencën e përvitshme të Googleit u prezantua sistemi i ri që është në formën testuese.

Kompania ka njoftuar se ndër veçoritë kryesore është shtimi i një shenje të re të njoftimeve që del në maje të ikonave të aplikacioneve.

Po ashtu pritet të ketë përditësime edhe sa i përket sigurisë në total të sistemit operativ.

Sistemi i ri do të kalojë në tri faza testuese gjatë muajve në vijim, para lansimit si version përfundimtar.