Google shuan shërbimin goo.gl për shkurtimin e URL-ve

Shërbimet për shkurtimin e URL-ve janë të njohura, pasi kjo veçori mund të jetë e dobishme dhe argëtuese.
Google hyri në këtë sektor në vitin 2009, kur prezantoi testin e jashtëm API, aftësinë për të krijuar kodet QR dhe lidhjet direkt me aplikacionet iOS dhe Android.

Për fat të keq, Google vendosi të zëvendësojë shërbimin e saj goo.gl me modelin Firebase Dynamic Links (FDL) më 13 prill. URL-të e reja “të zgjuara” do t’i lejojnë përdoruesit e tjerë të dërgojnë në cilëndo vendndodhje brenda aplikacioneve të iOS, Android ose web, transmeton KosovaPress.

Pas 13 prillit, nuk do të jetë e mundur të krijohen lidhje të reja të shkurtra goo.gl, por përdoruesit ekzistues do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë ato nëpërmjet konzollës goo.gl gjatë vitit të ardhshëm.

Pas kësaj, lidhjet do të vazhdojnë të funksionojnë, por konzolla nuk do të jetë më e qasshme nga data 30 mars 2019.

Google sugjeron që nga tash të krijohen dosjet FDL ose të përdoren shërbime të tjera të shkurtra siç janë Bitly dhe Ow.ly.