Gota plot energji: Filloni ditën me vitaminën bombë!

Gota plot energji: Filloni ditën me vitaminën bombë!

Në mënyrë që me lehtësi dhe elan t’i bëni të gjitha obligimet ditore, është me rëndësi që ditën ta filloni në mënyrën e drejtë

Pija nga pemët dhe perimet e freskëta në çast ngre energjinë, transmeton Telegrafi.

Thjesht përgatitet dhe mund të pihet në cilëndo kohë të ditës.

Përbërësit:

– 50 g panxhar të ri,
– 2 panxharë të kuq të freskët,
– 1 karotë,
– 1 portokall,
– 1 lugë e vogël mjaltë,
– pak xhenxhefil,
– 2 lugë të vogla lëng limoni,
– gjysmë luge të vogla shafran,
– 2 dl ujë,
– 1 kub akull.

Përgatitja:

Portokallin dhe panxharin e kuq qërojeni, karotën dhe pak xhenxhefil grini në rende, dhe të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni.

/Telegrafi