Rtv Pendimi
Lajme

Grenell në Prishtinë: Dëshirojmë të bëjmë progres në këtë rajon

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, është pritur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një darkë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Grenell i cili do t’i zhvillojë disa takime në Kosovë dhe Serbi, tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i interesuar të zgjidhë çështjen e Kosovës dhe Serbisë në fushën e ekonomisë, ngase “të rinjtë kanë nevojë për punë”.

“Ajo çfarë unë po mundohem të bëjë, është që të shikoj të gjitha çështjet e së kaluarës, që kanë mbetur pa u zgjidhur, e që kanë ndikim në ekonomi dhe t’i zgjidhim ato, bashkë me dy qeveritë dhe liderët e të dyja vendeve, t’u themi ‘shikoni njerëzit… filloni të ecni përpara me punësime’”, tha Grenell.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi ambasadorin Grenell për vizitën e tij, e gjithashtu ai tha se marrëveshja e arritur nën lidershipin e ambasadorit Grenell për linjen ajrore Prishitnë-Beograd është diçka e re “që të tjerët nuk kanë mundur ta bëjnë”, por e ka bërë administrata Trump dhe ambasadori Grenell.

Presidenti Thaçi tha se ka besim se në lidershipin e presidentit Trump do të arrihet “deri te marrëveshja finale mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e kjo do t’i ndihmojë shumë zhvillimit ekonomik, progresit, paqes dhe stabilitetit”.

Ai tha se sa i përket çështjes së të nominuarit për kryeministër, “tani i mbetet partive që të punojnë dhe atij personalisht të gjejë partnerë dhe të bëjë shumicën e mjaftueshme që të votohet në Kuvendin e Kosovës”, ndërsa vizita e Grenell s’ka të bëjë me “ndonjë presion për formimin e qeverisë”.

“Ambasadori Grenell është i ngarkuar special për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi nga presidenti Trump. Nuk është për çështje lokale dhe të brendshme politike këtu, sikur që nuk është asnjë diplomat. Prandaj ne do të diskutojmë për dialogun, për çështjet jetike që janë me rëndësi të konsolidimit të shtetit të Kosovës”, tha Thaçi.

Grenell gjithashtu deri më tani sipas informacioneve zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës, do të takohet me kreun e kësaj partie, Isa Mustafën. Ndërsa pas Kosovës, Grenell do të udhëtojë në Serbi, ku të premten do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Të ngjajshme

Turqia godet elementet e regjimit në Siri

Hevzi Hasani

Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 2.790

Hevzi Hasani

Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kurti: Gjyqësori të merret me nënshkrimin e marrëveshjes së fshehtë mes Thaçit dhe NATO-s

Kushtrim Guraj

Itali, kreu i rajonit të Lombardisë në karantinë për shkak të Covid-19

Kushtrim Guraj

Kërkesat për azil në BE u rritën me 13 për qind në vitin 2019

Kushtrim Guraj

“Institucionet kosovare dështuan në mbrojtjen e fëmijëve viktima të abuzimit”

Kushtrim Guraj

Vogëlushja Selva që luante “lojën e luftës” në Siri, tashmë luan me lodra të vërteta në Turqi

Kushtrim Guraj

Mulla Sead Paçarizi, zgjedhet Kryetarit i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë

Kushtrim Guraj