Grimi në vetvete nuk është domosdoshmërisht i keq, në qoftë se zgjidhet dhe e përdoret në mënyrë të duhur. Megjithatë, nëse bëni ndonjë nga këto gabime, mund të përfundoni me probleme aspak të këndshme në fytyrë.
Dermatologët kanë zbuluar se produktet kozmetike mund të jenë një burim i telasheve.
– Pudra: Pudra nuk shkakton shumë dëme në qoftë se rregullisht pastrohet para gjumit. Megjithatë, shumë femra bëjnë zgjedhjen e gabuar dhe nuk marrin parasysh përbërjen e pudrës së lëngshme kur e blejnë. Kjo çon në rezultate të pakëndshme, të tilla si, puçrra fytyre. Pastaj në puçrra fytyre aplikojnë më shumë pudër, e cila përkeqëson edhe më tej situatën.
Dhe kështu hyjnë në rrethin vicioz. “Në qoftë se keni probleme me lëkurë, nuk guxoni të përdorni pudër që përmban vajra,pasi kjo mund të çojë në të ashtuquajturat puçrra fytyre kozmetike. Kjo për shumë femra është një problem i madh, kurse zgjidhja është mjaft e lehtë. Thjesht kërkoni për pudrën që shkruan se nuk përmban vaj”, thonë dermatologët, duke shtuar se zgjedhja e duhur e pudrës është trajtim shumë më i mirë se mjekimi afatgjatë i puçrrave të fytyrës.
– Brushat: Brushat janë fole e baktereve dhe papastërtive, prandaj për shkak të tyre duhet të jeni tepër të kujdesshëm. Kjo vlen veçanërisht për brushat e përdorura për aplikimin e pudrës dhe produkteve të tjera në lëkurë të fytyrës, por nuk duhet t’i neglizhoniato për sytë, për të shmangur infeksionet. “Brushat duhet të jenë një gjë individuale dhe nuk duhet t’indani ato me dikë tjetër.
Prandaj, do të ishte mirë që gjithmonë të keni brushatpersonale, madje edhe kur shkoni për makijazh profesional, sepse përndryshe mund të përhapen bakteret. Është gjithashtu e domosdoshme që t’i pastroni ato rregullisht”, thonë dermatologët. /Zëri/