
Gromësira gjatë namazit?!
Pyetje:
Çfarë duhet bërë kur të vjen gromësira gjatë namazit dhe nuk mund ta kontrollosh gjatë leximit të Kuranit?
Përgjigje:
Dalja e gromësirës nuk e prish namazin, por është e preferuar që të përpiqesh ta ndalosh sa të jetë e mundur. Gjithashtu, mund të merren masa parandaluese si:
Mosngrënia e tepërt para namazit,
Shmangia e ushqimeve që shkaktojnë gromësira.
Allahu e di më së miri.
/Dr. Adelina Kuçana/