GRUAJA E KEQE DHE E PABINDUR!!

Gruaja është themeli dhe baza e jetës bashkëshortore! Ajo mundet që jetën bashkëshortore ta bën të lumtur dhe të suksesshme, apo ta bën të dështuar dhe të mërzitur!

Gruaja duhet ta donë dhe ta preferon shpirtin e gëzimit dhe zbavitjes, derisa të përçon tek burri, dhe shtëpia, dhe fëmijët, lumturi dhe gëzim! E nëse gruaja i jep përparësi grindjeve dhe polemikave të vazhdueshme, kjo bëhet shkak që edhe burri edhe fëmijët, të ikin prej bashkëpunimit me të, dhe asaj t’i shndërrohet jeta në mjerim!!

Prej cilësive të gruas së keqe dhe të pabindur janë:

1. Fjalët e saj janë që shkaktojnë dhembje!

Kjo grua është prej atyre që flet fjalë të rënda që i shkaktojnë dhembje palës tjetër, dhe ajo për këtë nuk mërzitet fare! Ajo nuk përkujdeset për ndjenjat e askujt! Ajo ndodh ta ofendon të burrin apo fëmijët e vet, apo u thotë fjalë që ju shkaktojnë dhembje, dhe ajo fare nuk mërzite! Asaj vetëm se i intereson që të del fitimtare mbi ta në mospajtimin e ndodhur!

2. Ajo gjithmonë  kritikon!

Ajo asnjëherë nuk është e kënaqur me veprat e burrit të saj që i bën për  të, dhe gjithmonë e kritikon, dhe ajo e sheh se është e vetmja e cila mundet t’i del ballë udhëheqjes së shtëpisë, dhe realizimit të punëve në shtëpi me sukses!

3. Ajo nënçmon dhe tallet!

Ajo  e nënçmon burrin para tjerëve,  me fjalë apo me vepra, dhe tallet para shoqeve me të dhe me fëmijët e saj! I paraqet të metat e tij, qofshin fizike apo shpirtërore, dhe gjithnjë paraqitet se është më superiore se ai! Ajo gjithmonë ia ul reputacionin burrit të saj dhe ia ul vlerën e tij!!

Kjo grua është grua e keqe dhe një sprovë  e madhe për burrin dhe familjen e saj! Allahu na ruajt nga ky lloj i grave!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU