GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!

Gruaja para martesës mbështetet mbi shtylla të shumta në jetën e saj. Shtylla e parë mundet të jetë familja e saj, shtylla e dyta mundet të jenë shoqet e saja,  shtylla e tretë të jenë studimet apo puna e saj dhe  shtylla e katërt të jenë aktivitetet e saja. Ekziston edhe një shtyllë tjetër, e ajo është shtylla e fesë dhe shtylla e shpirtit. E sheh atë të lumtur në jetën e saj, e mbështetur mbi të gjitha ato shtylla, ku nëpërmjet tyre e ngrit vetveten dhe e bën të lumtur.

Mirëpo, pas martese?!I largon të gjitha këto shtylla që ta vendos vetëm se një shtyllë, e ajo është burri i saj.

Mirëpo, a keni dëgjuar se është ngritur një ndërtesë vetëm se mbi një shtyllë!!

Kjo grua tërë kohën e saj e kalon në parehati dhe pasiguri, për arsye se është mbështetur vetëm se mbi një shtyllë. Nëse burri e divorcin apo e neglizhon apo nuk e respekton, e sheh të thyer dhe të mërzitur. Kjo është krejtësisht normale, shtylla mbi të cilën është mbështetur ka ikur nga ajo apo një pjesë e asaj shtylle është bërë e tjetërkujt.

Për këtë arsye le të jetë burri jot vetëm se një shtojcë e bukur e jetës tënde, ku me të së bashku do të jetosh çaste të lumtura shtojcë, duke i ruajtur edhe shtyllat e tjera në jetën tënde.

Baraspeshoi gjërat, më të mirat dhe më të drejta nga to janë të mesmet. Bëje veten të lumtur, derisa të kesh mundësi të i bësh të lumtur edhe ata që i ke përreth.

Jeta është më e madhe se sa ta përkufizosh vetëm se në “burrë”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU