Gulash Hungarez

Përbërësit:

 

• 1 litër lëng mishi
• 500gr patate
• 1 thelb hudhër
• 1 karotë
• 400 gr qepë
• 50 gr sallo
• 50 gr piper i kuq
• 800 gr mish viçi ose lopë pjesa e shpatullës
• 2 speca jeshile

• 1 domate

Përgatitja :

  1. Grijmë hollë qepën dhe e vëmë në tenxhere me sallon dhe pak vaj ulliri nëse dëshironi, duke bërë kujdes që të mos skuqet por të zverdhet, për 15minuta. Shtojmë edhe hudhrën e grirë.
  2.  Ndërkohë presim mishin në kube prej 3cm dhe e bashkojmë me qepën duke trazuar për ca minuta duke pasur kujdes gjithmonë që të mos digjet qepa.
  3.  Bashkojmë piperin e kuq dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë e 30 minuta. Nuk duhet të ketë nevoje për ujë, por nëse po, hidhini një garuzhde lëng mishi.
  4. Presim specat jeshile në kubikë të vegjël, ndërsa patatet i presim të mëdha sa copat e mishit. Pastrojmë dhe domaten nga farat dhe e presim dhe atë në copa të vogla.
  5.  Bashkojmë të gjitha perimet e grira me mishin, përveç patateve. Shtojmë lëngun e mishit dhe lëmë të ziejë akoma për 1 orë në zjarr të ngadaltë, me kapak.
  6.  Bashkojmë patatet dhe lëmë të ziejë akoma 30 minuta duke trazuar herë pas here.
  7. Në fund të zierjes duhet të rezultojë një gjellë e trashë dhe e lidhur.