Rtv Pendimi

Gurabija-Lehtë dhe shpejtë

Gurabija-Lehtë dhe shpejtë

Nevoitet

500 gram miell
2 vezë
1 gotë e madhe kos
1 gotë e madhe vaj
250 gr sheqer
1 pecivë
1 vanile

Pregatitja:

Në një enë të thellë i përzien vezët, kosin, vajin, vanillën, pecivën 
dhe sheqerin. Pastaj i shton miellin duke e tretur në të njejtën enë, 
deri sa të bëhet një brum i hollë për gatim.
E mbledhë brumin dhe e 
ndan në kuleq të vegjël sa një e verdhë e vezës. Pastaj i vendos në një 
tepsi e cila paraprakisht lyhet me vaj dhe gjatë vendosjes, kuleqët 
lyhen me vaj nga të dy anët.
Futet në furrë dhe për 20 min piqen në temperaturë të lartë.

Ju bëfshin mirë!

TË NGJAJSHME