Rtv Pendimi

Gurabije

Perberesit:
500 gr miell
500 gr gjalpe
1 pjatke kafeje sheqer pluher
150 gr bajame
1 luge kafeje baking powder (pluhur per pjekje, peciv, levito)
1 te verdhe veze
sheqer pluher per te zbardhur mbas pjekjes kurabiet.
2 vanilje

Pergatitja:
Leme gjalpin ne ambjent dhome rreth 3 ore te zbutet, me pas e shkrijme ne zjarr te avashet “jo ta skuqim vetem te shkrihet.”Nderkohe pjekim bajamet per pak.

Ne nje ene kuzhine shtojme miellin e situr, bajamet, sheqer pluhurin, vaniljet, baking powder, te verdhen e vezes, i perzjejme me dore shtojme dhe gjalpin i punojme sa te mblidhet brumi , vendoseni ne frigorifer per 1 ore brumin me pas jepini formen qe doni.

Shtrojme leter fure ne tepsi renditim kurabiet dhe i pjekim ne 170 gr C per 25 minuta ,,,, shuajme furren dhe i leme atje te ftohen , me pas renditini nga siper me sheqer pluhur dhe jane gati./kuzhina.al

TË NGJAJSHME