Abbasi rrëfen se i Dërguari i Allahut alejhi selam erdhi ne vendin ku pihej ujë dhe kërkoi t’i jepnin ujë. Abbasi tha: “O Fadl! Shko te nëna jote dhe sill ujë prej saj për të Dërguarin e Allahut.” I Dërguari i Allahut tha: “Më jep ujë për të pirë.” Abbasi tha: “O i Dërguari i Allahut! Njerëzit kanë futur duart në të.” I Dërguari i Allahut tha sërish: ‘Më jep ujë për të pirë.” Ai piu prej tij dhe pastaj shkoi te pusi i Zem-zemit dhe atje njerëzit po u ofronin ujë të tjerëve dhe po punonin në të (duke nxjerrë ujë nga pusi). Profeti alejhi selam u tha atyre: “Vazhdoni! Po bëni një vepër të mirë.” Pastaj tha: “Sikur të mos frikësohesha se të tjerët do të garonin me ju (për të nxjerrë ujë nga pusi), me siguri do të merrja litarin dhe do ta vija mbi këtë (shpatullën e tij për të nxjerrë ujë).” Kur tha këto fjalë, Profeti alejhi selam bëri shenjë nga shpatulla e tij.”
(Transmeton Buhariu)
Ibn Abbasi rrëfen: “Profeti alejhi selam ka thënë: “Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit! Nëse do ta kishte lënë ujin e Zem-Zemit siç qe (pa ndërtuar një pellgj për të mbajtur ujin), (ose tha: “Nëse nuk do të kishte marrë grushte plot me ujë prej tij”), do të ishte bërë një përrua që rrjedh. Xhurhumët (fis arab) erdhën dhe e pyetën atë: “A mund të vendosemi në vendbanimin tënd?” Ajo tha: “Po, por nuk keni të drejtë të shfrytëzoni ujin.’ Ata ranë dakort.”
(Transmeton Buhariu)
Ebu Xhemra Ad-Dabi rrëfen: “E kisha zakon të qëndroja me Ibn Abbasin në Mekë. Njëherë unë pata ethe e ai më tha: “Uli ethet e tua me ujin e Zem-zemit, sepse i Dërguari i Zotit ka thënë: ‘Nxehtësia është nga nxehtësia e zjarrit (të xhehenemit), prandaj uleni atë me ujë (ose ujë Zem-zemi).”
(Transmeton Buhariu)
Përgatiti: Eglantina Muça