Rtv Pendimi
Lajme

Hahn në Shkup: Referendumi një mundësi që ofrohet një herë në jetë

Referendumi i 30 shtatorit është një rast i veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë sepse përcakton të ardhmen e tyre, dhe është një mundësi që ofrohet një herë në jetë, porositi Eurokomisari Johannes Hahn pas takimit që realizoi sot në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Zaev, Hahn vuri theksin tek referendumi i 30 shtatorit, i cili sipas tij, ka shndërruar Shkupin në një destinacion të krerëve më të lartë perëndimorë, që flet për mënyrën se si është pranuar marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Kemi shumë konflikte në botë të cilat zgjasin për një kohë më të gjatë, dhë është një rast i rrallë që njëri prej tyre me gjasë mund të zgjidhet së shpejti, që është çmuar lartë nga komuniteti ndërkombëtar, sepse shërbën si nxitje për të tjerët se edhe ‘konfliktet e ngrira’ mund të zgjidhen nëse ka një përkushtim dhe lidership”, tha Hahn për të shtuar se efektet e marrëveshjes shkojnë përtej BE-së.

“Më 30 shtator keni një rast të veçantë që të përcaktoni të ardhmen tuaj. Kjo është një mundësi që ofrohet një herë në jetë. Vendimi do të ketë një ndikim mbi qytetarët, fëmijët e tyre dhe mbi gjeneratat e ardhshme që ende nuk kanë lindur. Referendumi është një mundësi e veçantë për të marrë një vendim me pasoja më të gjera”, tha më tej Hahn, i cili porositi për një informim cilësor, sidomos të të rinjve, sepse shqetëson fakti tha ai, se të rinjtë në BE, gjithnjë e më shumë po abstenojnë nga votimet.

Kryeministri i Maqedonisë, Zaev, informoi se më 27 shtator, vendi do të fillojë procesin e skriningut, që paraqet hyrje në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të cilat do të fillojnë qershorin e ardhshëm, për çka tha se aktualisht, po bëhen reformat e nevojshme në fushat kyçe, sundimin e së drejtës, administratën publike, dhe në shërbimet e inteligjencës.

Ai Zaev tha se përkrahja të cilën po e merr vendi në këtë fazë, është e mirëseardheur sepse përgatit vendin për fazën finale, që janë negociatat për anëtarësim të plotë në BE, gjegjesisht çeljen e kapitujve një nga një.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, asnjëherë më parë nuk janë ndjerë më të mirëseardhur në BE nga tani, sidomos me mundësinë që m’u dha që në Parlamentin Evropian të flas në gjuhën time amtare, falë përkushtimit të miqve tanë të cilët bënë që Maqedonia të njihet si vendi i ardhshëm që do zë vendin në familjen evropiane”, tha Zaev për të shtuar se vendimi përfundimtar do të jetë i qytetarëve në referendumin e 30 shtatorit.

Eurokomesari Hahn informoi edhe për takimin e djeshëm që realizoi me kreun e opozitës, Hristijan Mickovski, duke thënë se njëjtë sikur Zaevit, edhe Mickovskin e ka porositur se referendumi nuk duhet të shndërrohet në event politik.

Të ngjajshme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Urim Isma

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Urim Isma

Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Urim Isma

Studentët kërkojnë anulimin e konkursit për bursa, paralajmërojnë ndërprerje të mësimit

Urim Isma

Presidenti maqedonas Stevo Penadrovski pritet të takojë Macronin javën tjetër

Urim Isma

Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën, vetëm një sektor i lirë

Urim Isma