Në një lokal atje, dyshohet se një person ka vjedhur libra me përmbajtje fetare.
Këtë e ka konfirmuar policia në raportin 24 orësh.
“Në fshatin Hencë të Fushë Kosovës, 15.03.2021-02:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është hapur me forcë dera e lokalit nga i dyshuari mashkull kosovar ku iu janë vjedhur libra me përmbajtje fetare”, thuhet në raportin 24 orësh.
Policia thotë se ky rast është nën hetime.