Hajnat në Fushë Kosovë vjedhin qindra libra me përmbajtje fetare

Hajnat në Fushë Kosovë vjedhin qindra libra me përmbajtje fetare

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të 15 marsit në fshatin Hencë të Fushë-Kosovës.

Në një lokal atje, dyshohet se një person ka vjedhur libra me përmbajtje fetare.

Këtë e ka konfirmuar policia në raportin 24 orësh.

“Në fshatin Hencë të Fushë Kosovës, 15.03.2021-02:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është hapur me forcë dera e lokalit nga i dyshuari mashkull kosovar ku iu janë vjedhur libra me përmbajtje fetare”, thuhet në raportin 24 orësh.

Policia thotë se ky rast është nën hetime.