
Hakerët Rusë sulmojnë bankat dhe aeroportet Italiane
Në fillim të muajit presidenti Italian Sergio Mattarella e krahasoi luftën Ruse në Ukrainën me ekspansionin e Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Rreth 20 uebsajte Italiane të bankave dhe aeroporteve të ndryshme u vunë në shënjestër nga hakerë pro-Rusë tha agjencia Italiane e Sigurisë Kibernetike ditën e Hënë duke e lidhur situatën me tensionet e fundit mes Moskës dhe Romës.
Në fillim të muajit presidenti Italian Sergio Mattarella e krahasoi luftën Ruse në Ukrainën me ekspansionin e Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Komentet e tij shkaktuan zemërim në Moskë por u mbrojtën nga Kryeministrja Italiane Georgia Meloni. Sulmet e ditës së Hënë u kryen nga grupi Rus i hakërreve Noname057(16) kundrejtë uebsajteve të Intesa Sanpaolo, Banca Monte dei Paschi, Iccrea Banca dhe aeroporteve Linate dhe Malpensa të Milanos.
Agjencia Kibernetike tha se sulmet nuk kishin ndërprerë aktivitetin e entiteteve në fjalë. Sipas agjencisë grupi i hakerëve u motivua nga komentet e Mattarella. Në Dhjetor grupi në fjalë sulmoi edhe 10 uebsajte të tjera institucionale.