Rtv Pendimi

Haku i Nënës….

 
Po qaj dhe nuk dua as të ndalem,
ngase më mbyti mllefi po plas nga mërzia,
isha dikur nënë,dhe e lumtur me jetën,
tani viktimë e tepërt dhe e thërras vdekjen.

E lumtur me dhuratat e Zotit.
i rrita i edukova me shumë përkushtim,
sot me nënçmojnë s’më njohin fëmijët e mi,
ku ka më keq për nën a ka diçka më zi.

Më thonë ti mos fol ti vetëm hesht,
të japim pak me ngrënë e diçka me pi,
mos kërko asgjë djali i madh më bërtet,
më thotë din ku e ke vendin në shtëpinë ku ka pleq.

Djali i dytë gjithë kohën më bërtet e më nënçmon,
më thotë ti je mirë,s’po ta bëjë atë që meriton,
i them çfarë të bëra ore bir që kështu po më thua,
më thotë mbylle gojen kudër,e mos fol me mua.

Rri e mjerë skajeve të dhomës dhe i pi lotët,
e djemtë po qeshin me gratë dhe fmijët e tyre,
eh djalin e vogël që e doja dhe e rrita me qef,
ka fillu mem mallku besa edhe mem rreh.

Unë duroj shqelmat dhe shuplakat e djemëve të mi,
kur më godasin edhe frymën po ma ndalin,
unë e mjera s’kam zemër,as ti flas,e as ti mallkoj,
u them më rrihni sepse nëna ju duroj.

Kush o bijtë e mi ju ftohu nga gjiri i nënës,
a mendoni se një ditë do të ju zë haku i nënës,
më quajtët,kurvë,më trajtuat sikurse një kafshë,
s’do t’ju harroj kurrë sa më keni rrahur pa faj.

O djemtë e mi më keni nënë e s’më keni njerkë,
mos ia bëni kështu nënës sepse Zoti iu vret,
më thojnë fjalë që as goja e nënës nuk i thotë
a ka edhe për mua,së paku një Zot.

Poezi e shkruar nga..Agim Gashi

 
 
 

TË NGJAJSHME