Halil Kastrati është lindur më 17 prill 1975. Jeton në Prizren, është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Ka mbaruar Fakultetin Teologjik, ndërsa aktualisht studion në Degën e Psikologjisë.
Vie nga një familje tradicionale shqiptare. Vëlla i dëshmorit Besnik Kastrati, i vrarë në betejën e Vrrinit, në fshatin Jeshkovë.
Me zell dhe energji të pashterrshme i është përkushtuar aktivitetit humanitar për rreth dy dekada, ku kryesisht është fokusuar në përkujdesjen e jetimëve dhe familjeve me gjendje të vështirë sociale.
Veprimtaria e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, të cilën e drejton Halili, është e shtrirë në tërë territorin e Kosovës , ndërsa kuzhinat humanitare janë prezente në tre qytete: Mitrovicë, Pejë dhe Prizren. Në këto kuzhina çdo ditë ushqehen rreth 1000 jetimë, skamnorë dhe të pastrehë.
Eshte ideator i projektit për ndërtimin e një kompleksi modern të dedikuar për fëmijët jetimë dhe atyre të braktisur, i cili projekt për Halilin paraqet një ndër prioritetet kryesore.
Ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare në shumë vende europiane si ligjërues i afirmuar.
I njeh pesë gjuhë të huaja: arabishten, italishten, turqishten, anglishten dhe boshnjakishten.
https://www.youtube.com/watch?v=RJnrQa5OnxQ